Dua Lipa emocionon Madridin me një surprizë spanjisht, këndon “Héroe” nga Enrique Iglesias

Këngëtarja botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa nisi me emocione turneun evropian “Radical Optimism” më 11 maj në Madrid, duke i surprizuar fansat me një performancë të veçantë.

Ajo këndoi këngën ikonike “Héroe” të Enrique Iglesias, të interpretuar plotësisht në gjuhën spanjolle.

Në skenën e Movistar Arena, para një publiku të zjarrtë dhe të shitur deri në vendin e fundit, ylli britaniko-shqiptar tregoi vokal të pastër dhe shqiptim të përkryer në spanjisht, duke rrëmbyer duartrokitje të gjata nga audienca e emocionuar.

Me buzëqeshje, ajo falënderoi publikun me një “¡Muchas gracias!” që ndezi sallën edhe më shumë.

“Héroe”, versioni spanjoll i “Hero” nga albumi Escape, ishte një hit ndërkombëtar në fillim të viteve 2000 dhe mbetet ndër këngët më të dashura të Iglesias.