Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, në protestën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë, tha se reagimi ka qenë që Trendafilova mos të vijë në Kosovë fare, raporton Ekonomia Online.
“E dimë se ajo kur vjen në Kosovë vjen për të zezë. Kemi fëmijë të pagjetur, baballarë, nëna. Ajo e ka gjetur këtë ditë të vijë këtu. Mendoj se ka ardhur vetëm ta destabilizojë Kosovën. Pjesëtarët e UÇK-së kanë jetuar për drejtësi”, tha Gucati.