‘‘Gjuaje jashtë’’, hidhen tymuese para hotelit ku po protestojnë veteranët kundër Trendafiloves

Veteranët janë duke protestuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, para hotelit Four Point by Sheraton në lagjen Marigona, aty ku po qëndron ajo.

Gazetarët  kanë siguruar pamje nga momenti kur veteranët kanë ndezur tymuese përballë hyrjes së hotelit.

Përveç protestueseve, aty shihen edhe një numër i policëve.

Në një moment, nga veteranët tentohet që tymuesja të hidhet brenda hotelit, por diçka e tillë nuk ndodh, derisa dikush dëgjohet duke thënë ”gjuaje jashtë”.

Ndryshe, veteranët kanë shprehur pakënaqësi rreth vizitës së Trendafiloves duke e kundërshtuar atë.