Ka dështuar seanca e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje edhe sot nuk arriti ta bëjë formën e fshehtë të votimit.
Partitë tjera politike janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.
Në sallë ishin të pranishëm, 115 deputetë. Për votuan 56 ndërsa një votoi kundër.
Seanca është shtyrë për të enjten, më 15 maj,
Kandidatja e VV-së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu. Në të gjitha votimet deri më tani ajo nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61.