Kurti vazhdon të heshtë, nuk përgjigjet nëse do shkojë në takim të presidentes Osmani

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen sot për të tentuar sërish arritjen e konstituimit të kuvendit.

E tek objekti i Kuvendit të Kosovës ka arritur tashmë edhe kryeministri në detyrë, albin Kurti.

Si edhe shumë herë të tjera Kurti vendosi që të mos flasë fare.

Ai vazhdoi të ecte duke injoruar pyetjet e gazetarëve që lidhen me ftesën për takime që presidentja Vjosa Osmani tashmë u ka bërë liderëve të partive politike në vend.

Si edhe për shumë çështje të terja me rëndësi për vendin, Kurti nuk foli as për këtë.