Egli Tako paralajmëron këngën e re, duket provokuese në një nga pjesët e klipit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, duket se ka gati një nga projektet e reja muzikore.

Kështu ka konfirmuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, aty ku numëron mbi 360 mijë njerëz.

Ajo ka ndarë një nga paraqitjet e videoklipit, ku siç shihet shfaqet tejet sensuale në një kostum transparent.

Foto: Screenshot/Instagram

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë videos.

E njëjta vlen të ceket se videon po e realizon në Kosovë, ku edhe ka bashkëpunëtorë këtu.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë reagimet fansat e të cilës mezi po presin për këngën e re të artistes shqiptare.

Egli ka pak javë që ka përfunduar aventurën në Big Brother, nga formati që u komentua në masë të madhe.