Princ Harry dhe Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, u shfaqën plot stil dhe dashuri në koncertin e shumëpritur të Beyonce-s, pjesë e turneut “Cowboy Carter”, të mbajtur të premten mbrëma në stadiumin SoFi në Los Angeles.
Duka i Sussex-it, 40 vjeç, i qëndroi besnik frymës perëndimore të mbrëmjes, duke zgjedhur një veshje të thjeshtë, por të kuruar me kujdes: bluzë e zezë, xhinse të errëta, një xhaketë gri dhe një kapele kauboj në ngjyrë jeshile pylli.
Në brendësi të saj ndodhej një detaj i veçantë që preku zemrat – një dedikim për Meghan-in dhe dy fëmijët e tyre, Princ Archie, 6 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 3 vjeç. Mbi pjesën e brendshme të kapeles shkruhej me dashuri: “Archie, Lili, Dashuria ime”.
Të shtunën, Meghan ndau në Instagram disa nga momentet më të bukura të asaj nate – foto dhe video që tregonin atmosferën elektrizuese të koncertit dhe dashurinë mes saj dhe Harry-t.
Çifti u pa duke kërcyer me entuziazëm gjatë gjithë mbrëmjes, duke u argëtuar pa rezerva.
E dashuria e tyre nuk kaloi pa u vënë re: në një nga videot e postuara, Harry i dhuron një puthje të butë në faqe Meghan-it, teksa ajo buzëqeshte e lumtur, duke e kthyer atë moment në një tjetër kujtim të çmuar nga një natë e paharrueshme.