VONET: Komuna Gjilanit nënshkruan kontratë ne vlerë gjysme milioni euro me operatorin i cili dorëzoi referenca të rrejshme

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka thënë se zhvilluar një hulumtim të detajuar në lidhje me një aktivitet të prokurimit të zhvilluar nga Komuna e Gjilanit, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, i cili aktivitet është titulluar “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale shëndetësore”, ku gjatë këtij hulumtimi AVONET ka identifikuar dyshime serioze për përdorim të dokumenteve të rreme nga operatori ekonomik KosovaMed Health Care SHPK.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga AVONET, operatori në fjalë ka paraqitur referenca të lëshuara nga komunat Klinë, Junik dhe Skenderaj, të cilat përmbajnë informacione të pavërteta në lidhje me vlerën e kontratave të realizuara. Në një rast konkret, referenca e lëshuar nga Komuna e Klinës pohon se janë realizuar shërbime në vlerë prej 550,000€, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se deri në momentin e lëshimit të asaj reference kontrata e realizuar ka qenë vetëm në vlerë prej 300,487.25€.

𝗔𝗩𝗢𝗡𝗘𝗧 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝗼 𝗿𝗲𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗼𝗿𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗾𝗲̈𝗹𝗹𝗶𝗺, 𝗱𝗮𝘀𝗵𝗷𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗱𝗶𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗼𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝘁𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 “𝗕𝗹𝗲𝗿𝗷𝗮 𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲”, 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺 𝗾𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗻 𝗺𝗮𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗰𝗲𝗻𝗼𝗻 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗸𝗼𝗻𝗸𝘂𝗿𝗿𝗲𝗻𝗰𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸. 𝗡𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗶𝗺, 𝗔𝘂𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗞𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝗸𝘁𝘂𝗲𝘀 – 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶𝘁 𝗽𝗮𝘀 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁, 𝗺𝗲 𝗱𝗮𝘁𝗲̈ 𝟮𝟰.𝟬𝟵.𝟮𝟬𝟮𝟰, 𝗸𝗮 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝘁𝗼𝘁𝗮𝗹𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟰𝟰𝟵,𝟲𝟴𝟯.𝟮𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼, 𝗺𝗲 𝗼𝗽𝗲𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮𝗠𝗲𝗱 𝗛𝗲𝗮𝗹𝘁𝗵 𝗖𝗮𝗿𝗲 𝗦𝗛.𝗣.𝗞.

AVONET shpreh shqetësimin thellë ndaj anëtarëve të komisioni vlerësues të ofertave dhe Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit në Komunën e Gjilanit, të cilët kanë dështuar të ushtrojnë detyrën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë ligjore, e që kjo është manifestuar me ofrimin e kundërligjshëm të përfitimit të dobisë pasurore për një operatori ekonomik, dhe atë ekzekutimin e kontratës së aktivitetit të prokurimit të zhvilluar nga Autorittetit Kontraktues – Komuna e Gjilanit. Komisioni kishte për obligim të verifikonte saktësinë e dokumenteve të ofertuara dhe të sigurohej që operatorët ekonomikë nuk kanë paraqitur informacione të pavërteta për të përfituar kontratën. Kjo mospërfillje dhe neglizhencë përbën jo vetëm shkelje të rregullave të përcaktuara në legjislacionin primar dhe sekondar në fushën e prokurimit publik, por ngrit edhe dyshime serioze për bashkëpërfshirje apo tolerim të qëllimshëm të mashtrimit në prokurim publik.

Në drejtim të kësaj, AVONET ju është drejtuar me kërkesë për inicim të hetimeve Prokurorisë Themelore në Gjilan, nën dyshimin se nga të gjithë personat e përfshirë në këtë rast janë kryer këto vepra penale: Mashtrimi me prokurim publik (neni 415 i KPRK-së), Deklarim i rremë nën betim (neni 383 i KPRK-së), Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar (neni 414 i KPRK-së). Andaj, AVONET beson fuqishëm në punën profesionale të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe pret nga ajo një hetim të plotë në përputhje me autorizimet e tyre ligjore, në lidhje me rastin në fjalë.

Gjithashtu, AVONET njofton publikun se në lidhje me rastin në fjalë me datë 14.04.2025, ne ju jemi drejtuar me kërkesë për marrjen e masave, Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, ashtu siç është i obliguar me normat e neneve 56 dhe 99 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovë, megjithatë deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar nëse i njejti ka zbatuar apo jo detyrimin e tij ligjor.

Andaj, AVONET edhe një herë, kësaj radhe publikisht i bën thirrje urgjente Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, që urgjentisht të ndërmarrë hapat dhe veprimet e nevojshme ligjore, në drejtim të vendosjes së ligjshmërisë në lidhje me rastin në fjalë.

AVONET mbetet e përkushtuar të ndjekë këtë rast deri në ndëshkimin e përgjegjësve dhe rivendosjen e besimit dhe ligjshmërisë në veprimtarinë e institucioneve të cilat ushtrojnë autorizime dhe kompetenca publike në Republiken e Kosovës. /Demokracia.com/