Napoli ka barazuar në shtëpi ndaj Genoas me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 36-të të Serie A.
Napolitanët e nisën ndeshjen më mirë, duke radhitur rastet, ku erdhi edhe goli i epërsisë.
Në minutën e 16-të, Romelu Lukaku shënoi pas asistimit të Scott McTominay për 1-0.
Por, Alex Meret në minutën e 33-të, shënoi në portën e tij për 1-1.
Në pjesën e dytë, sërish Napoli u kthye në epërsinë, me golin e Giacomo Raspadorit, i cili erdhi sërish pas një asistimit të McTominay.
Kur pritej që Napoli të merrte fitoren, Aaron Martin asistoi te Johan Vasquez që shënoi për 2-2.
Edhe për kundër rasteve në fund, Napoli nuk ia arriti të shënojë dhe gara për titull mbetet edhe ne ngushtë.
Napoli mbetet në krye me 78 pikë, ndërsa Interi menjëherë pas tyre me 77 pikë. /Telegrafi/