Paçarizi: Rama bëri fushatë interesante, mërgimtarët i janë mirënjohës për qasjen

Profesori Rrahman Paçarizi ka folur rreth votave të mërgatës në Shqipëri.

191.836 vota mbërritën nga diaspora, ku 52.938 vota janë të Greqisë, mbi 72 mijë janë të Italisë, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, Paçarizi tha se kandidati për kryeministër nga radhët e PS-së, Edi Rama, ka bërë fushatë interesante, derisa sipas tij, mërgimtarët i janë mirënjohës për qasjen që e ka krijuar Rama tek ta.

“Rama ka bërë fushatë interesante, si në Greqi, ashtu dhe në Itali. Në Greqi brenda pak muajve ka qenë dy herë, dhe ka mbajtur tubime të mëdha. Tubime të mëdha ka mbajtur edhe në Itali. Ka qenë aktiv. Ata njerëz janë mirënjohës për qasjen që ka ndërtuar”, tha Paçarizi.