Gazetari jep detaje se çfarë pa në listat e votuesve në Tiranë, ku gjeti edhe emrin e legjendës, Vokrri

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka gjetur në listën e votueseve në Tiranë emrin e njohur të futbollistit kosovar, Fadil Vokrri.

“Nuk është hera e parë që emri i legjendës së futbollit së Kosovës, i cili ka vdekur para shumë kohësh, Fadil Vokrri, gjendet në listën e atyre që votojnë këtu në Tiranë. Edhe në vitin 2021 ndodhte”, thotë ai për Klan Kosova.

“Gjëja e parë që bëra kur shkova te qendra e votimit, ishte ta shihja listën dhe ishte po në vendin e njëjtë, listat e njëjta, Fadil Abdullah Vokrri, i lindur në Podujevë, nga Kosova, me shtetësi shqiptare. Por gjendet ende në listën e atyre që mund të votojnë në Tiranë. Besoj që listat nuk janë përditësuar”, shtoi tutje ai.