Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën shtatëmbëdhjetë.
Deri në këtë orë pjesëmarrja ka qenë tridhjetë e tetë pikë dyzet e katër për qind nga dymijë e dyqind e gjashtëdhjetë qendra votimi.
Në zgjedhjet lokale të dy vjetëve më parë në këtë orë përqindja ishte tridhjetë e pesë pikë zero shtatë për qind, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit dymijë e njëzet e një pjesëmarrja deri në orën gjashtëmbëdhjetë ka qenë dyzet e tre pikë tetëdhjetë e nëntë për qind.