Deputetja e zgjedhur e PDK’së, Sala Jasharit, që si deputetja më e re po i ndihmon Avni Deharit në kryesimin e seancave, ka reaguar pas dështimit të 14’të të seancës konstituive.
Ajo ka thënë se “është bërë e qartë” që Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për kryetare të kuvendit.
“Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për Kryetare të Kuvendit.”
Ajo ka shtuar se si deputete ndjen frustrim “që s’mund të ndërhyjë” në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.
“Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.”
Jashari ka thënë se Avni Dehari nuk po i respekton rregulltat dhe procesurat e Kuvendit.
“Por, për mua është parimore të respektoj rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave. Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra!”