Vetëvendosja nuk ka shumicë të thjeshtë parlamentare për të kaluar – tash e katërmbëdhjetë seanca – kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit.
Edhe sot u ndërpre për 48 orë seanca konstitutitive për të vazhduar të martën me serinë e njëjtë të dështimeve.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka ftuar të mendohet, siç tha ai, “me kokëftohtësi” për të dalur nga ngërçi/
“Duhet të mendojmë me kokëftohtësi dhe të dalim nga ky lëmsh”, tha Lushtaku para gazetarëve.