Presidenti amerikan vlerëson diskutimet “shumë të mira” ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë dhe kinezë takohen.
Donald Trump ka përshëndetur një “rivendosje totale” në marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë pas ditës së parë të bisedimeve midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe kinezë në Gjenevë që synojnë çaktivizimin e një lufte tregtare të shkaktuar nga vendosja e tarifave.
Presidenti amerikan vlerësoi diskutimet “shumë të mira” dhe i konsideroi ato “një rivendosje totale të negociuar në një mënyrë miqësore, por konstruktive”.
“Ne duam të shohim, për të mirën e Kinës dhe SHBA-ve, një hapje të Kinës ndaj biznesit amerikan”, postoi ai në platformën e tij Truth Social herët të dielën, duke shtuar: “PROGRES I MADH!!!”.
Trump sakaq nuk dha detaje mbi progresin.
Më herët, zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë përfunduan ditën e parë të bisedimeve në qytetin zviceran që synonin uljen e tensioneve që kërcënojnë të godasin ekonominë globale.
Negociatat pritej të vazhdonin të dielën, tha një burim i The Guardian pranë diskutimeve.