Plagosi me armë zjarri motrën e tij, ky është i dyshuari

Në Ferizaj një person ka therur me thikë motrën e tij.

Klankosova.tv mëson se personi i arrestuar në Ferizaj i cili plagosi me armë zjarri motrën e tij është Eliot Mehmeti.

Ndërkaq, viktima e moshës 25 vjeçare është Teuta Mehmeti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mejdi Xhaferri” rreth orës 10:00.

Policia njoftoi se pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.