Plagosi motrën, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti ka plagosur me armë zjarri motrën e tij,

Siç bën të ditur policia e Kosovës, i dyshuari është 19 vjeçar me inicialet E.M, ndërsa viktima është e moshës 25 vjeçare.

 

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mejdi Xhaferri” rreth orës 10:00.

Ndërkaq, viktima pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar”, njofton policia.

Bëhet e ditur se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.