Në një sulm që Pakistanin e ka nisur si hakmarrje, është vrarë një zyrtar i lartë në Kashmirin nën administratën indiane.
Zëvendëskomesari Raj Kumar Thapa në qytetin Rajouri ka vdekur pas bombardimeve nga Pakistan, ka thënë ministri Omar Abdullah.
“Lajme shkatërruese nga Rajouri. E humbëm një shërbyes të përkushtuar të Administratës Jammu dhe Kashmir”, ka shkruar Abdullah në platformën X.
Ai tha se rezidenca e oficerit ishte goditur nga bombardimi pakistanez i drejtuar ndaj qytetit Rajouri.
Zyrtarët e qeverisë i thanë BBC-së se janë vrarë të paktën edhe dy persona të tjerë, të dy civilë, në qytetin Jammu të Kashmirit, i cili është nën administratën indiane.
Kryekomandanti i aviacionit luftarak indian ka thënë se Pakistani ka kryer veprime agresive rreth kufirit perëndimor të Indisë.
Ata thanë se Pakistan ka përdorur një gamë të gjerë armësh – përfshirë drone dhe armë me rreze të gjatë për të sulmuar zona civile dhe infrastrukturën ushtarake.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif ka thirrur një takim të Këshillit Kombëtar të Komandës pas nisjes së operacionit ushtarak të Islamabadit kundër Indisë dhe sulmimit të disa bazave.
Ky trup i lartë i zyrtarëve civilë dhe ushtarakë merr vendime për sigurinë, përfshirë ato lidhur me arsenalin bërthamor të vendit. /Telegrafi/