Liderët e vendeve më të fuqishme evropiane mblidhen në Kiev, takojnë Zelenskyn

Liderët e vendeve më të fuqishme evropiane janë mbledhur në Kiev të Ukrainës.

Kancelari Friedrich Merz ka mbërritur në Ukrainë i shoqëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri polak, Donald Tusk, janë takuar me presidentin ukrainas Zelensky, shkruan Reporteri.net.

(Ludovic Marin, Pool Photo via AP)
(AP Photo/Evgeniy Maloletka)
(Ludovic Marin,/Pool Photo via AP)

Kjo është hera e parë që krerët e shteteve dhe qeverive të këtyre katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë për të vizituar presidentin Volodymyr Zelensky. Si shenjë e qartë e “solidaritetit me Ukrainën kundër pushtimit barbar dhe të paligjshëm rus”, thuhet në deklaratën e përbashkët, duke e përshkruar gjithashtu vizitën si “historike”.

Në këtë deklaratë, katër evropianët mbështesin thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje paqeje dhe “i bëjnë thirrje Rusisë të mos i pengojë përpjekjet drejt një paqeje të qëndrueshme”.