Së pari nënshkrimi i kontratës, pastaj kurdisja e ligjit: Ja si veproi Faton Peci dhe AUV’i për tenderin për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore

Një skemë e kurdisur qysh nga fillimi i procedurave, dyshohet se ka ndodhur me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore – fabrikë kjo vlera e të cilës kap shumën e mbi 8 milionë eurove – ku ka një sipërfaqe rreth katër hektarë, e ku kompania që fitoi paguan vetëm 2500 euro në muaj, duke përfshirë të gjitha asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineritë.

Enis Rrustemi, Periskopi

Periskopi rreth dy javë më parë, ka raportuar ekskluzivisht rreth dyshimeve për këtë skandal në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që është nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.

Përveç që fabrika dyshohet se jashtligjshëm iu dha një operatori ekonomik që ishte regjistruar pesë ditë pasi AUV’i shpalli tenderin, kjo Agjenci nxorri Udhëzimin Administrativ pas nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik. Kjo hedh dyshime se si AUV’i, së bashku me Pecin – i cili është edhe nënshkrues i kontratës – kanë vepruar jashtligjshëm me këtë tender.

Ne foto: Nenshkrimi i Pecit dhe kompanise qe fitoi tenderinNe foto: Nenshkrimi i Pecit dhe kompanise qe fitoi tenderin

Ne foto: Nenshkrimi i Pecit dhe kompanise qe fitoi tenderin (data: 10.01.2025)

Udhezimi Administrativ u nxorr me 19.03.2025Udhezimi Administrativ u nxorr me 19.03.2025

Udhezimi Administrativ u nxorr me 19.03.2025

 18.09.2024, AUV’i shpalli thirrje publike për dhënien nën menaxhim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

 09.01.2025, Albin Kurti, kishte nxjerrë një vendim kishte aprovuar dhënien në shfrytëzim të parceles dhe objektit në Stankovc të Komunës së Gllogocit [aty ku gjendet fabrika në fjalë.

 

 

Më 13.03.2025, Isuf Cikaqi, drejtor i Dep. të Politikave Bujqësore, përmes një e-mail, i priti në takim anëtarët e grupit punues për hartimin e Programit për Pagesa Direkte për Blegtori për vitin 2025 – ku temë diskutimi kishin analizimin, vlerësimin e propozim/kërkesës nga AUV për “Subvencionimi i trajtimit të grumbullimit dhe kategorizimit të nënprodukteve shtazore”.

Teksa, vetëm 6 ditë më vonë, më 19.03.2025 u nxorr Udhëzimi Administrativ për pagesa direkte në Bujqësi për vitin 2025.

Neni 15, paragrafi 2 i këtij UA, thotë: Subvencionimi për nënproduktet shtazore të tërhequra, pranuara dhe grumbulluara, në vlerë prej 0.16 euro/kg, u bëhet kompanive/operatorëve ekonomik, të cilët realizojnë grumbullimin – tërheqjen, pranimit dhe përpunimin e nënprodukteve shtazore-mbetjeve.

Pra, të gjitha këto vendime të marrura, janë bërë pas shpalljes së tenderit në vitin 2024 me të gjitha specifikat e nevojshme.

Vlen të theksohet se subvencionimi prej 0.16 euro/kg, është bërë për herë të parë këtë vit, pas nënshkrimit të kontratës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Nëse shkojmë tek Udhëzimi Administrativ i vitit 2024, nuk mund të gjendet ky nen me këtë pikë siç është në këtë vit.

Thellohet edhe më shumë skandali, kur kontrata e nënshkruar mes Pecit dhe kompanisë ka një kohëzgjatja prej 20 vitesh [që dyshohet të jetë e jashtligjshme, duke u marrë Ligji për Pyje për shfrytëzimin e tokës, ku fabrika është në një zonë industriale], teksa Programi i MBPZHR’së dhe UA ndryshohet çdo vit. Pyetja që duhet shtruar: Çka me subvencionimin për nënproduktet shtazore pas vitit 2025?

Krejt në fund, të gjitha këto vendime – duke përfshirë Albin Kurtin, Faton Pecin e zyrtarë të tjerë të AUV’it – janë të marrura – pasi kontrata është nënshkruar mes ministrit dhe kompanisë. E gjitha kjo, çon në dyshime se si është përgatitur terreni për këtë kompani që ta fitojë tenderin për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. /Periskopi/