Rafuna: Çmimi i energjisë është rritur deri në 300%, bizneset drejt mbylljes

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kalimi i bizneseve në tregun e lirë po rrezikon mbylljen e shumë ndërmarrjeve. Ai kërkon shtyrjen e këtij vendimi, duke theksuar se bizneset janë të papërgatitura financiarisht për këtë ndryshim.