Rrahim Hashimi, ish-ushtar i UÇK-së ka folur për intervistimin e tij nga Gykata Speciale.
Hashimi ishte intervistuar për më shumë se tri ditë rradhazi nga Specialja, teksa përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se nuk ishte nderë e as privilegj të ballafaqohej në Hagë.
Sipas tij, kthimi në retrospektivë ka konfirmuar lionçimet dhe diskreditimin e personalitetit të tij.
Ai ka shprehur indinjatën për deputetët e Kosovës për votimin e Speciales, në atë që ai e ka quajtur ‘dhuratë’ të neveritshme.
Ky është postimi i tij në Facebook:
LUFTËTARËT E LIRISË NUK KAN FRIKË BALLAFAQIMIN!
Nuk ishte nderë e as privilegj, madje as Krenari të ballafaqohem në Hagë me “pa” dretjësi. Krenari ka qenë kur kam dhënë kontributin tim si luftëtarë i UÇK-së.
Poashtu më duhet të falenderoj Familjen time, OVL- UÇK me theks të veqantë, z. Nasim Haradinaj zv.Kryetar, Stafin logjistik të ambasadës së Republikës së Kosoves në Holandë dhe disa miq të përveqëm nga Kosova dhe shteti i Israelit për mbështjeten morale.
Dhomat e specializuare apo Gjykata Speciale siq i themi ne është shumë serioze në punën e tyre dhe ata konsederojnë që vërtetë janë duke luftuar- hetuar krimet e luftës.
Do të pranohej dhe akcpetohej lehtë, sikur në mandatin e tyre të kishin luftimin- hetimin e të gjitha krimeve, pavarësisht racës, gjinisë apo etnisë, dhe mos të “shërbehej” me dosje dhe fabrikime nga serbia.
Krimi është krim dhe populli i Kosovës dhe luftëtarët e UÇK-së jan të luftohen-hetohen të gjitha krimet e supozuara nga kushdo që mund të jenë berë.
UÇK ka bërë luftë të drejt dhe ideale për luftën çlirimtare ishte i drejtë dhe e domosdoshme për kohën, kushdo që ka provu ta ndytë pastërtinë e saj, nëse e ka ndytë mban përgjegjësi individale dhe s’ka të bëj fare me mision e shenjtë që ishte mbrojtja nga pushtusitë serbe që bënte represion, dhunë, vrasje, burgosje, masakra, dhunime te vajzave,grave, nënave dhe dëbimin popollatës të pambrojtur civile e deri te gjenocidi.
Unë kam pranu të intervistohem dhe deklarohem edhe pse ishte e mundimshme sepse është në natyrën dhe karakterin e luftētarit të ballafaqohet me problemin e jo të shmanget duke heshtë perball padrejtësive.
Kthimi në retrospektiv më konfirmon që orkestrimet për sulme e linçime publike ka pas për qellim diskreditimin e personalitetit dhe angazhimit tim në luftë dhe paqe .
Krenar me luftën e drejtë të UÇK-së, të indinjuar me ata që përmes veprimeve ose mos veprimeve gjatë luftes pas luftes dhe deri ne ditet e sotme na bën këtë “dhuratë” të papërsërtitshme dhe shumë të neveritshme.