Gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli është stabile

Futbollisti i Gjilanit Oltion Bilalli, kishte pësuar një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes kundër Malishevës.

Ai u dërgua urgjentisht në spital ku mori trajtimet fillestare në Qendrën Emergjente e për t’u vendosur më pas në Kliniken Intensive të QKUK-së.

Klankosova.tv sot ka pyetur rreth gjendjes shëndetësore në Mjekimin Intensiv Qendror.

Shefi Shaqir Uka, deklaroi se gjendja e tij paraqitet stabile.

“Parametrat e tij shëndetësore janë në parametrat vitale stabile. Ne po angazhohemi vazhdimisht që ta përmirësojmë gjendjen e tij shëndetësore”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

“Edhe sot ai do ta vazhdojë trajtimin në Intensive. Nëse gjithçka shkon ashtu si duhet ai nesër do ta vazhdojë trajtimin në një klinikë tjetër të QKUK-së”, tha Uka për Klankosova.tv.