“Mund t’i hedhim në erë”: Trump premton se do t’i japë fund projektit bërthamor të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për centralet bërthmore, duke thënë së në një formë apo tjetrën ai projekt do të marrë fund.

“Mund t’i hedhim në erë butë, ose t’i hedhim në erë egër. Do të preferoja shumë më tepër një marrëveshje të fortë dhe të verifikuar”, është shprehur presidenti në lidhje me centralet bërthamore iraniane.

Ai tutje ka shtuar se janë vetëm këto dy alternativa. Në një intervistë të dhënë për NBC News, Trump ka këmbëngulur se do të pranonte vetëm “çmontim total” të programit bërthmor të Iranit – sepse përndryshe “bota do të shkatërrohet”.

Në anën tjetër liderët iranianë vazhdojnë të thonë se program bërthamor i vendit është vetëm për përdorime civile, një argument ky që ShBA e sheh me skepticizem.

“E dini, energjia civile shpesh çon në luftëra ushtarake, dhe ne nuk duam që ata të kenë një armë bërthamore”, është shprehur Trump.