Gafa e radhës nga ministria e Gërvallës: S’e dinë që veç Kosova është “kandidat potencial” për anëtarësim në BE

Minitria e Gërvallës ka lëshuar një njoftim në Facebook të pjesëmarrjes se Donika Gërvallës në “takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, si dhe të shteteve kandidate dhe me status kandidat potencial”.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte një huqje e radhës në postimin zyrtar të komunikatës së publikuar në Facebook, ku thuhej se takimi përfshinte pjesëmarrës të “shteteve kandidate dhe me status kandidat potencial”.

Kjo pjesë e njoftimit lë të kuptohet se ekzistojnë disa shtete me status “kandidat potencial”, kur në fakt vetëm Kosova mban këtë status për anëtarësim n) BE.

Njoftimi

Ministrja Gërvalla në Varshavë për takimin e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, si dhe të shteteve kandidate dhe me status kandidat potencial.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar sot drejt Varshavës për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, si dhe të shteteve kandidate dhe me status kandidat potencial.

Ky takim zhvillohet në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe organizohet me ftesë të Presidencës Polake të Këshillit të Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtij forumi është të krijojë një platformë të hapur për dialog strategjik ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate e me perspektivë anëtarësimi në BE, përfshirë rajonin e Ballkanit, në funksion të përshpejtimit të procesit të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Takimi vjen në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejë si hapësirë për shkëmbim të ideve dhe qëndrimeve për sfidat e përbashkëta, rolin e rajonit në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe perspektivën e përbashkët integruese.

Gjatë qëndrimit në Varshavë, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime dhe diskutime dypalëshe me homologë nga vendet e BE-së dhe nga vendet kandidate, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në rajon, progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme për shtetet demokratike dhe pro-evropiane të Ballkanit.