Merz: Kosova dhe Ballkani forcojnë BE-në (VIDEO)

Vizitën e parë si kancelar i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, e bëri me patjetër në Paris.

Pa u bërë 24 orë nga zgjedhja e tij në krye të Republikës gjermane, Merz, shkoi për takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Mysafiri nga Berlini, tha se me nikoqirin u morën vesh për një fillim gjermano-francez, për Evropën, që mbulon çështjet kyçe siç janë mbrojtja , siguria e të tjera. Në një situatë fort kritike gjeopolitike për Evropën dhe botën, zgjerimi i Unionit që ka 27 vende anëtare, mbetet top-prioritet, edhe për Merzin.

Këtu bëhet fjalë për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë.

Detajet ua sjell kronika: