Njohësi i ekonomisë dhe analisti i njohur, Shenoll Muharremi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas fyerjeve që ka marrë nga një punonjës i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në postimin e tij, Muharremi e ka konsideruar të papranueshme sjelljen e zyrtarit të lartë publik, duke theksuar se ai paguhet me taksat e qytetarëve, ndërsa ofendon pikërisht ata që i shërben.
Në komentin e bërë publik nga Muharremi, këshilltari në fjalë e quante Muharremin “hajvan” dhe e akuzonte për “mushje të murit me shpifje kundër Qeverisë dhe 400,000 votuesve të LVV-së”.
Postimi i Muharremi:
Qiky po shkruan se punon në Kuvend të Kosovës. Këshilltar i Glauk Konjufcës, që në fakt e respektoj dhe kam marrëdhënie të mira. A pe shihni çfarë lloj njerëzish punojnë në institucionet tona publike? Dmth paguhen me taksat e mia, dhe ofendojnë qytetarët nga zyrat e popullit. A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar? Çka i ke bë vendit e shoqërisë me sjelljet tua?