Barcelona ka deklasuar sonte Manchester United me rezultatin 3 – 0 në “Camp Nou”, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. .
Serinë e golave e hapi Lionel Messi, fillimisht në minutën e 16-të, pastaj edhe golin e dytë Messi e shënoi në minutën e20-të.
Për golin e tretë u përkujdes mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, i cili shënoi në minutën e 61-të.
Barcelona në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit çerekfinal mes Liverpoolit dhe Portos.
https://streamable.com/g6rsj