Politologu dhe ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar ndaj propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar atë si një përpjekje serioze për ndryshim të kulturës politike në vend.
Deda vlerëson se propozimi përbën thirrje për bashkëpërgjegjësi të spektrit politik në përballje me krizën e thellë socioekonomike, politike dhe demokratike që po kalon Kosova.
“Propozimi i LDK-së në thelb tregon për vendosmëri të ndryshimit të kulturës politke në vend, dhe bashkëpërgjegjësi të forcave politike për zgjidhjen e gjendjes së keqe socioekonomike, politike dhe demokratike në Kosovë. Gjithashtu, thërret për bashkëpërgjegjësi në situatë të rëndë gjeopolitike, dhe vendime të përbashkëta që kthejnë në binar pozitiv marrëdhëninen e Kosovës me shtetet perëndimore. Ky dhe çdo propozim që e nxjerr Kosovën nga polarizimi ekstrem duhet të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak dhe nuk duhet refuzuar apriori.”