Haradinaj përkujton vëllanë, heroin Luan Haradinaj: Ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, krah për krah me kryetarin e BD-së, Ali Ahmetin dhe figura të tjera, kanë përkujtuar heroin Luan Haradinaj, në 28-vjetorin e rënies heroike të tij.

Haradinaj theksoi simbolikën e datës 6 maj, ditëlindjen e nënës së tij, Rukës, kur para gati tri dekadash Luani dha jetën për lirinë e vendit.

Ai shkroi se në këtë ditë, familja dhe bashkëluftëtarët përjetojnë dhimbjen dhe krenarinë për sakrificën e tij. Në nder të kësaj dite, Haradinaj vendosi lule dhe bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, duke përkujtuar jo Luanin edhe të gjithë dëshmorët dhe patriotët që dhanë jetën për lirinë, përfshirë edhe babanë e tij, Smajl Haradinaj.