Maji – muaj i përkujtimit të figurave të mëdha, Krasniqi shkruan për Skënderbeun, Luan Haradinajn e Fehmi Aganin

Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar Luan Haradinajn i cili po në këtë datë, në vitin 1997, ra heroikisht.

Pos tij, Krasniqi ka përkujtuar edhe akademikun Fehmi Aganin, në përvjetorin e 26-të të vrasjes së tij. Në Facebook, kreu i PDK-së ka shkruar edhe për ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, njofton Klankosova.tv.

Muajin maj, Krasniqi e cilësoi si të krenarisë dhe përkujtimit të figurave të mëdha të historinë sonë.

Postimi i plotë: