Knicks përmbysin Celtics në TD Garden dhe marrin epërsinë në serinë gjysmëfinale

New York Knicks bënë një hap të madh drejt finales së Konferencës Lindore, duke mposhtur kampionët aktualë të NBA-së, Boston Celtics, në udhëtim pas kohës shtesë me rezultat të ngushtë 108:105.

Me këtë fitore dramatike në TD Garden, Knicks kalojnë në epërsi 1:0 në serinë gjysmëfinale të Play-Offit.

Celtics e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe ndërtuan një epërsi të madhe prej 20 pikësh në mes të çerekut të tretë (72:52),por Knicks nuk u dorëzuan. Me një reagim të fuqishëm, ata e përmbysën ndeshjen dhe hynë në çerekun e fundit me një epërsi prej nëntë pikësh (84:75), duke shënuar 32 pikë vetëm në çerekun e tretë.

Në çerekun e fundit, të dy skuadrat kishin mundësi për ta mbyllur ndeshjen brenda kohës së rregullt, por përballja e tensionuar shkoi në vazhdime. Aty, Knicks treguan më shumë qetësi dhe efikasitet, duke e fituar duelin me tri pikë diferencë.

Drejt fitores për New Yorkun udhëhoqën OG Anunoby dhe Jalen Brunson, të cilët realizuan nga 29 pikë dhe katër katër kërcime secili.

Josh Hart ishte i gjithanshëm me 14 pikë, 11 kërcime dhe tre asistime, ndërsa Karl-Anthony Towns dha një tjetër paraqitje të fortë me 14 pikë dhe 13 kërcime.

Nga ana tjetër, Celtics u mbështetën te dyshja Jaylen Brown dhe Jayson Tatum, që realizuan nga 23 pikë secili, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore në udhëtim ka marrë edhe Denver Nuggets që ka triumfuar në udhëtim te Oklahoma City Thunder me rezultat 119:121. /Telegrafi/

Boston – New York 105:108 (0:1)

Oklahoma – Denver 119:121 (0:1)