Bruno Fernandes merr një ofertë befasuese nga një klub jashtë Evropës

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, pritet të marrë një ofertë befasuese në verë, sipas raportimeve të fundit.

Kapiteni i Unitedit ka qenë një lojtar kyç për ekipin e tij këtë sezon, duke realizuar 19 gola dhe duke dhuruar 15 asistime në të gjitha garat. 

Golat e tij të fundit erdhën në fitoren me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos, që i ka dhënë avantazhin gjigantit anglez para ndeshjes së dytë në ‘Old Trafford’. 

Duke marrë parasysh formën e 30-vjeçarit dhe pozitën e Unitedit në Ligën Premier, ai është lidhur me një largim nga klubi nëse ata dështojnë të sigurojnë Evropën sezonin e ardhshëm. 

Gjigantët spanjollë Real Madridi dhe Barcelona raportohet se janë të interesuara për transferimin e tij, por trajneri Ruben Amorim më parë kishte injoruar pyetjet për largimin e tij. 

Megjithatë, një klub i ri thuhet se ka hyrë në garë për shërbimet e portugezit. 

 

Sipas gazetarit nga Arabia Saudite, Abdullah Al-Hunayan, Al Hilali ka mbajtur bisedime me agjentin e Fernandes dhe avokatin, për të diskutuar rreth një transferimi të tij të mundshëm para fillimit të Kupës së Botës për Klube më 14 qershor. 

Al Hilali janë përfaqësuesit e vetëm të Arabisë Saudite në këtë garë, pasi kishin fituar në vitin 2021 Ligën e Kampionëve të Azisë. 

Në mesin e tyre janë yjet si Ruben Neves dhe Joao Cancelos, me të cilët Fernandes luan tek kombëtarja portugeze./