Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se shteti i Bruneit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar ajo.