Siguria statistikore e një fitoreje/ Kompania më e madhe e basteve: Fitorja e Ramës 97 përqind

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë kthyer në një trend mbarë botëror ku investitorët dhe përdorues të ndryshëm të platformës Polymarket po vënë bast se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Sipas asaj që tregohet deri më tani 97% e përdoruesve të kësaj platformë kanë investuar paratë e tyre duke zgjedhur Kryesocialistin Edi Rama si politikanin që do të fitojë në 11 maj.

Janë vetëm 2% e personave që kanë vënë bast që mendojnë se zgjedhjet parlamentare do të fitohet nga Kryetari I Opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

E thënë ndryshe në volumin monetar i cili është përdorur në këto baste është mbi 78 mijë dollarë për Kryeministrin Rama dhe rreth 32 mijë dollarë për Kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Përqindjet më pas vijojnë me më pak se 1% të atyre që kanë investuar paratë e tyre për Arlin Qorrin e Lëvizjes Bashkë, Kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, Dashamir Shehi, Agron Shehaj dhe politikan të tjerë.

Polymarket është një platformë e decentralizuar kriptomonedhash ku qytetarët vënë bastet e tyre për ngjarje të rëndësishme botërore siç janë për shembull zgjedhjet parlamentare në Shtetet e Bashkuara apo zgjedhja e një pape të Ri.

Nese ve bast per fitoren e rames, marzhi i fitimit është i ulët. Nëse vë bast për Berishën, marzhi i fitimit është i qartë. Por Kuotat për ata që njohin bastet, janë të qarta. Dhe në këtë rast, nuk është lajm i mirë për PD. Fitoren e saj, nuk e kuotojnë as kompanitë e basteve.