AAK s’voton për Haxhiun, Haradinaj: Po shqyrtonim të votojmë Glauk Konjufcën

AAK nuk voton për Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit, tha sërish Ramush Haradinaj para vazhdimit të seancës konstitutive.

Haradinaj tha se “kishte sinjale” se mund të rikandidohej Glauk Konjuca, dhe se AAK do të shqyrtonte votimin e tij.

Por, tha ai, vazhdimi me Haxhiun e lë situatën “në vendnumër”.

“Nëse kemi kandidat të ri unifikues…Nëse jo më duket se do të jemi në vendumëro.

Është urgjente që ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të vendosin për veprimi të mëtejme, mund të jetë adresim në GjK, ose nëse ka rrugë tjera të shqyrtojmë.

Kishim disa shenja që po diskutohej për kandidat të ri, u fol për Glaukun që mund të jetë prap ishim në shqyrtim t’i japim votën.

Nëse s’ka ndryshim të kadidaturës mbesin në qëndrim të njëjtë”, tha Haradinaj.