E mbani mend lojën Flappy Bird? Tani është sërish e disponueshme në pajisjet Android

Loja legjendare Flappy Bird është sërish aktive dhe e disponueshme për shkarkim në pajisjet Android, por këtë herë ekskluzivisht përmes Epic Games Store.

Pas më shumë se dhjetë vjetësh që kur u tërhoq nga Google Play Store, kjo lojë e thjeshtë por problematike është rikthyer falë një ekipi entuziastësh të industrisë të mbledhur nën emrin Flappy Bird Foundation, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se versioni i ri ruan mekanikën e lojës – shtypja e ekranit për të shmangur tubacionet – por tani sjell edhe botë të reja me temë, karaktere dhe opsione tjera.

Është e rëndësishme të theksohet se krijuesi i versionit origjinal, Dong Nguyen, nuk është i përfshirë në zhvillimin e këtij versioni dhe as nuk ka ndonjë përfitim financiar, pasi të drejtat e lojës janë fituar pas skadimit të markës së tij tregtare.

Dhe fokusi i lojës është vetëm te përvoja argëtuese dhe nostalgjia.

Ajo ofrohet falas dhe mund ta shkarkoni përmes aplikacionit Epic Games për pajisjet Android.