Moti për sot

 

IHMK ka njoftuar se të hënën moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 6-10 gradë celsius e maksimalet mes 21-26 gradë celsius.

Ndërsa nesër parashihet të jetë moti i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 7-10 gradë e maksimalet mes 20-24 gradë.