Një vajzë në Dubai, vetëm 9 vjec, ka fituar 1 milion dollarë në lotari.
Se sa me fat është kjo vajzë, tregon fakti që ajo para 6 viteve poashtu kishte fituar një makinë McLaren me vlerë 200,000 paund në të njejtën garë.
Bileta e fundit fituese e Elizas u ble nga babai i saj i identifikuar vetëm si zoti M nga zyrtarët e Dubai Duty Free.
Ndarja e çmimeve u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait të martën.
Në vitin 2013, Eliza ishte vetëm 3 vjeçe kur fitoi makinën sportive McLaren.
Babai i saj tha se bleu një tjetër biletë këtë vit, kur ajo mbushi 9 vjeç sepse është numër me fat.
Prindërit e Elizës janë emigrantë indianë që kanë jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë 19 viteve të fundit.