Raketa nga Jemeni godet zonën e aeroportit të Tel Avivit, raportohet për një të plagosur

IDF raporton se mbrojtja ajrore nuk ishte në gjendje të kapte raketën.

Një raketë balistike e lëshuar nga Jemeni ka goditur zonën brenda perimetrit të aeroportit të Tel Avivit.

IDF raporton se mbrojtja ajrore nuk ishte në gjendje të kapte raketën.

Mediat lokale raportojnë për një të plagosur.

“Një hetim është duke u zhvilluar për ndikimin në zonën e aeroportit Ben Gurion. Sipas procedurës normale, aeroporti është i bllokuar dhe nuk po kryhen ulje ose ngritje”, tha Autoriteti i Aeroportit të Izraelit në një deklaratë.

Lideri i opozitës izraelite, Benny Gantz, ka akuzuar Iranin si fajtorin e vërtetë pas lëshimit të raketës që ra këtë mëngjes pranë Aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv.

“Ky nuk është Jemeni: është Irani. Është Irani që lëshon raketa balistike kundër Shtetit të Izraelit dhe duhet të marrë përgjegjësinë për këtë”, shkroi ai në X.

Gantz më pas sulmoi qeverinë izraelite të Benjamin Netanyahut. “Ai duhet të zgjohet”.