Policia jep detaje rreth aksidentit ku u involvua një automjet i KFOR-it

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku është involvuar një automjet i KFOR-it.

Për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, duke bërë të ditur se nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

“Sot rreth orës 14:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne magjistralen Pejë-Prishtinë tek terminali doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një automjet i KFOR-it dhe një veturë civile, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në konfirmim.