Hailey Bieber ndezi rrjetet gjatë fundjavës së Formula 1 në Miami me një paraqitje provokuese.
Ajo u shfaq fillimisht me një fustan të artë Dolce & Gabbana dhe më pas në bikini të ngushta, gjatë një eventi për markën e saj “Rhode Beauty”.
28-vjeçarja ndau fotografi nga udhëtimi në Instagram, përfshirë një imazh pranë një makine luksoze dhe një tjetër me bikini të kuqe mbi një shkallë, me mbishkrimin “Të dua Miami”, shkruan DailyMail.
Edhe pse shoqja e saj Kylie Jenner ishte e pranishme, Justin Bieber mungonte në event, çka nxiti thashetheme të reja mbi gjendjen e martesës së tyre.
Hailey u vu sërish në qendër të vëmendjes pasi një video në TikTok u bë virale, duke e akuzuar atë për kopjim të Selenës.
Në një fjalim të fundit, Hailey tha se krijoi Rhode “për të ndërtuar një botë të tërë”, një deklaratë që ngjante me atë të Selena Gomez në vitin 2021, kur foli për linjën e saj Rare Beauty.
Kjo ngjashmëri ndezi kritika në rrjet, ku disa përdorues e pyetën nëse Hailey “ka një personalitet të vetin”.