Kryeziu: Kur politika kthehet në teatër, konstituimi i Kuvendit bëhet komedi

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka vazhduar kritikat ndaj deputetëve për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se politika në Kosovës është kthyer në teatër.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kur politika kthehet në teater, atherë konstituimi i Kuvendit bëhet komedi!

“Kur politika kthehet ne teater, konstituimi i Kuvendit behet komedi!”, ka shkruar Kryeziu.