Barcelona mund të ketë në duart e saj një tjetër talent të madh pasi disa pamje që janë shfaqur në internet të një lojtari nga akademia e La Masia, kanë lënë të befasuar të gjithë.
Gjatë viteve, akademia legjendare e Barcelonës, La Masia, ka prodhuar disa prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Emra si Lionel Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe së fundmi Lamine Yamal, që të gjithë kanë diplomuar nga akademia e Barcelonës.
Pavarësisht se u diplomua nga La Masia në vitin 2023, Yamal tashmë ka bërë 100 paraqitje për Barcelonën dhe po regjistron mesatarisht përfshirjen në një gol në çdo ndeshje me 22 gola dhe 33 asistime.


Dhe duket se 13-vjeçari Adam Qaroual mund të ndjekë hapat e Yamal, pasi një video e tij duke luajtur për Barcelona Infantil B në shtator ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Në këtë video, Qaroual shihet duke dribluar pesë lojtarë kundërshtarë, për të dhururar një asistim të jashtëzakonshëm.
4-0. Moha Akhomach scores what an incredible assist by Adam Qaroual. pic.twitter.com/dw7ZovSSxG
— ArsenKveFCB (@ArsenKveFCB) September 28, 2024
Një tifoz reagoi: “Oh Zot i madh, çfarë po bën ky djalosh? Kjo është jashtë kësaj bote”.
Një tifoz i dytë shtoi: “Është e frikshme të shohësh sasinë e talentit që prodhon La Masia”.
Qaroual u lind më 30 korrik 2012 në Gjermani dhe iu bashkua Barcelonës në korrik të 2023, pasi më parë kishte luajtur për Borussia Monchengladbach dhe PSV.