Albin Kurti, deputet dhe kryeministër, a po e shkelë Kushtetutën?

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i VV-së, në bazë të ligjit që e ka miratuar vet nuk ka të drejtë të jetë edhe kryeministër në detyrë, por edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kurti në aspektin e Kushtetutës së Kosovës ka të drejtë të mbajë dy postet, por sipas tij, ligjin që vet i pari i VV-së e miratoi nuk ka të drejtë.

“Nëse më vet nëse është shkelje e ligjit, po është shkelje e ligjit të cilin e ka miratuar vet. Sepse ligji thotë se çka është papajtueshmëria me qenë deputet, kryeministër dhe ministër, në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Miftaraj.