Rama thirrje diasporës: Dibra si Zvicra e Shqipërisë, kthehuni investoni

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tubimin e radhës sot e pati në Dibër, ku bëri thirrje që diaspora shqiptare të kthehet dhe të investojë në këtë qytet.

Ai tha se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vlerat e kësaj zone do të rriten, sipas tij, do të dyfishohen.

“Këtë e kam hakmarrje personale. Kur thoja që do vijë dita që Dibra do hapet si horizont turistik, dibranët më shihnin me formën e vet, kushedi sa do me kenë tallur. Kjo është shumë e qartë. Kush jeton në këtë zonë 5 vite kohë ka që ti hyzmet pronave dhe vlerave që janë këtu”.

“Kur të hymë në BE të gjitha do dyfishohen dhe trefishohen do vijë dita që do shkojë kafja këtu kushedi sesa euro. 5 vjet janë përpara për të gjithë emigrantët dhe të gjithë ata që janë këtu të bëjnë planet dhe të shikoni si gjenerata tjetër do të jetojë në një vend njësoj si të ishte Zvicra e Shqipërisë”, u shpreh Rama, sipas TCh.