Kreu i BSP-së kërkon formimin e Ministrisë së Punës

Atdhe Hykolli, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, ka thënë se kushtet e punëtorëve, si pagat, siguria në punën janë alarmante.

Ai ka thënë se institucionet duhet të veprojnë për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

Hykolli në emisionin “InfoNata” ka  kërkuar krijimin e Ministrisë së Punës dhe Këshillin Ekonomiko-Social.

“Duhet të krijohet sa më shpejtë Ministria e Punës të krijohet Këshilli Ekonomiko – Social dhe të ulemi të tre partnerët social edhe të diskutojmë për të drejtat e punësuarve në Kosovës. Kemi paga të vogla nuk kemi siguri në punë. Nuk kemi marrëveshjen e përgjithshme kolektive e cila është kushtetutë e të punësuarve në Kosovë një kolektive”, ka thënë ai nw tëvë1.

1maj – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovës është përcjellë me protesta, ku janë kërkuar kushte më të mira të punës.