Gëzim Haxhiu, i cili vetëm para pak muajsh deklaronte me zë të lartë se po largohej nga Lëvizja Vetëvendosje për arsye “parimore dhe ideologjike”, është punësuar së fundmi në një institucion komunal, shkruan Demokracia.com.
Komuna e Shtimes që udhëhiqet Qemajl Aliu, ka emëruar Gëzim Haxhiun në një pozitë të re në Shkollën Profesionale.
Para se të publikohej ky vendim, Haxhiu kishte vendosur të largohej nga Lëvizja Vetëvendosje për arsye parimore dhe ideologjike, duke shprehur shqetësime për mungesën e meritokracisë në strukturat e saj. Megjithatë, publikimi i dokumenteve zyrtare ka nxjerrë në pah se procesi i punësimit të tij në IAAP mund të ketë qenë i manipuluar për të favorizuar interesa të caktuara politike.
Përveç kësaj, ky rast shënon një moment të rëndësishëm për debatin mbi standardet e përgjegjësisë dhe integritetin në politikën tonë vendore, duke theksuar rëndësinë e strukturave të qarta dhe të pavarura për vlerësimin dhe miratimin e vendimeve të tilla.
Gëzim Haxhiu, asamblist i VV-së në Shtime, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje para pesë muajve.
Në një letër të cilën e kishte lexuar në Kuvendin Komunal, Haxhiu kishte përmendur arsyet parimore dhe ideologjike si shkak i dorëheqjes së tij nga Vetëvendosja.
Tutje, ai kishte përmendur edhe mungesën e meritokracisë.
“Vendosa që sot ta bëj publike dorëheqjen time nga VV-ja për aryse parimore dhe ideologjike… Pas shqyrtimit të thelluar të situatës dhe duke parë mungesën e meritokracisë në të cilën VV-ja është thirrur në kohën e mëhershme, mendoj se është koha e duhur për ta marr këtë hap”, ka thënë ai. /Demokracia.com/