Chelsea kërkon fitore, Djurgarden është gati për ta tentuar befasinë

Një biletë për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, diskutohet mes skuadrës suedeze, Djurgarden dhe asaj angleze, Chelsea.

Akti i parë zhvillohet në Suedi, ku londinezët kanë udhëtuar për ta kryer gjysmën e punës, para duelit të kthimit.

Megjithatë skuadra vendase po kalon momentumin më të mirë në histori të tyre, pasi nuk ka qenë asnjëherë më parë në gjysmëfinale të ndonjë kompeticioni evropian, raporton Klankosova.tv.

Për të arritur në këtë fazë, ata eliminuan ekipin e madh italian, Lazio.

Kjo ndeshje e cila pritet të jetë spektakolare, transmetohet në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion, me fillim në orën 21:00.

Komentator, Lirim Peci!