Sabrina Carpenter me stil gotik në kampanjën e brendit Versace

Sabrina Carpenter është fytyra e fushatës më të fundit “La Vacanza” nga Versace.

Artistja muzikore 25-vjeçare, e njohur për albumin Short n’ Sweet, po ndjek gjurmët e Lady Gaga-s, Madonna-s dhe Dua Lipa-s, të cilat kanë qenë pjesë e fushatave të shtëpisë së famshme italiane të modës ndër vite.

Carpenter — e cila së fundmi bashkëpunoi me Fortnite — u shfaq këtë javë në një seri fotosh dhe pamjesh mbresëlënëse të realizuara nga Carlijn Jacobs.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të markës, Carpenter tha:

“Gjithmonë jam ndjerë e fuqizuar kur vesh Versace. Kjo është ajo çfarë përfaqëson Versace për mua: rroba të mrekullueshme që fuqizojnë individët të shprehin veten në kaq shumë mënyra të ndryshme.

Kjo koleksion ‘La Vacanza’ është pikërisht ajo — ndihet kaq i lirë dhe emocionues për t’u veshur.”

Sipas faqes së markës, koleksioni i ri është i “fokusuar te La Vacanza 2025” dhe “kap shpirtin transformues nga pishina në event në një atmosferë buzë pishinës, të ngjizur me gjuhën klasike të Hollywood-it.”

Ndër veshjet e ndryshme ishte edhe një fotografi e bukuroshes bionde me një fustan të shkurtër, rozë të mbuluar me shkëlqim.

Sabrina në këtë fushatë bëri një transformim në dukjen e saj në stilin gotik. /Telegrafi/